Prokurorja Speciale, Fatime Fetai ka refuzuar të komentojë rastin “Reket” që po udhëhiqet nga Prokurora publike kundër kri mit të organizuar.
“Nuk dua të kompentojë për këtë. Procedurën për ‘Reket’ po e udhëheq prokurori tjetër që është kompetente. Andaj nuk dua që të përzihem në asnjë moment”, theksoi Fetai.
Sipas saj, me rëndësi është që Prokuroria Publike Speciale të vazhdojë me punën e saj. Ajo theksoi se sot ka gjyqin për rastin “Titanik”, që është në fazën finale.
Të akuzuarit për shkatërrimin e materialit zgjedhor, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, dhe Ismet Guri në gjykimin e sotëm Titanic 3 kërkuan që përmes avokatëve tu merret lënda prokurorëve të PSP-së Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski për shkak të problemeve me shefen e tyre Katica Janeva.
“Përballja dhe mosmarrëveshjet e hapura midis Prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski dhe shefes së tyre Katica Janeva janë arsye për të kërkuar që atyre të ju merret rasti,” tha avokati Elenko Milanov./KohaNews