Hadri e BDIsë: Taravari dhe Demiri të paditur, mashtrojnë opinionin

Deputetja e BDI Shpresa Hadri, ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit nga Ash dhe Abdush Demiri nga Besa për takimin midis Zaevit, Mickovskit dhe Ahmetit.

“Ligji për Qeverinë, i ndryshuar në përputhje me marrëveshjen e ashtuquajtur të Përzhinos, parasheh formimin e Qeverisë teknike për zbatim të zgjedhjeve 100 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, opozita merr Ministrinë e brendshme dhe zhvillon konsultime me LSDMnë dhe BDInë për emrin e Ministrit. Takimi i ditës së shtunë midis z. Ahmeti, Zaev dhe Mickovski është detyrim ligjor. Por, ASH dhe Besa, Taravari dhe Demiri, as që e paskan marrë mundin ta lexojnë marrëveshjen dhe ligjin, andaj dhe shfaqin paditurinë politike haptazi duke komentuar tërësisht gabimisht. Kjo nxjerr në pah se sa joserioz, pa njohuri dhe të painformuar janë në reagimet e tyre. Le ta lexojnë nenin 44, alinenë dy, dhe do ta kuptojnë.” shkruan Hadri.

Next Post

Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës e vizituan laboratorin e Kimisë organike dhe Biokimisë

Në laboratorin kërkimor-shkencor të kimisë organike dhe biokimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës qëndruan për vizitë nxënësit e Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, të udhëhequr nga profesoresha e tyre Flutra Ismaili, e cila ka qenë edhe studente e Programit studimor të Kimisë. Vizita u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: