Halil Snopçe është pjesë e konferencës së organizuar në Berlin, nga instituti Aspen i Gjermanisë

vull
si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, deputeti Halil Snopçe është pjesë e konferencës së organizuar në Berlin, nga instituti Aspen i Gjermanisë me titull: “Demokratizimi dhe roli i parlamenteve në Ballkanin Perëndimor”.
Me këtë rast pati fjalim në dy sesionet e organizuara të datës 22 qershor ku foli për Demokratizimin e parlamenteve në sesionin e parë, si dhe për rolin e parlamentit dhe bashkëpunimin me institucionet e pavarura në sesionin e dytë.
Poashtu në kuadër të këtij organizimi patën vizitë në Bundestagun Gjerman. Aty deputeti Snopçe pati rastin të marr pjesë në sesionin e përbashkët me zëvendës kryetaren e Bundestagut Yvonne Magwas (CDU/CSU). Gjatë këtij sesioni kishin dialog të frytshëm mbi funksionimin dhe sfidat e parlamenteve.
Ndërkaq, në kuadër të darkës së përbashkët, pati edhe shumë biseda joformale me deputetët e grupit parlamentar të Bundestagut për Ballkanin Perëndimor.

Next Post

Sot ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, ka marrë pjesë në hapjen e kongresit të radhës të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

Me këtë rast, ministri Sali – në fjalën e tij – ka thënë se “Edhe pse përcaktori etnik në mjekësi nuk është elementi më i rëndësishëm, më vjen mirë që mjekët shqiptarët janë tubuar rreth një asociacioni të këtillë dhe që me kaq përkushtim ndihmojnë në avancimin e dijeve shkencore […]

Subscribe US Now