Hasani: Mos u grumbulloni nëpër shtëpi

vull

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, nëpërmjet mediave u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektohen masat dhe protokollet anti-Covid-19.

Hasani u bëri thirrje qytetarëve që të ndalojnë grumbullimin dhe organizimin e dasmave dhe ahengjeve nëpër shtëpitë pasi që po bëhen vatra të reja të përhapjes së virusit korona.

“Respektimi i masave të cilat për momentin janë aktive do të sjell deri te kufizimi i lëvizjes. Ne askënd nuk mund ta detyrojmë të vendos maskën, përveç që me inspektorat ta dënojmë. Ne nuk mundemi të kufizojmë grumbullimin e njerëzve. Ne themi se nuk duhet të afrohemi më shumë se 2 metre pa maska dhe njerëzit duhet ta dëgjojnë këtë.

Këto masa janë aktive për momentin dhe duhet t’i respektojmë këto masa e jo të grumbullohemi. Siç po dëgjoj ende kemi grumbullime e dasma nëpër shtëpi që po ndodhin edhe tani. Shfrytëzoj momentin që të apleoj te të gjithë që të kufizojnë dasmat familjare dhe ahengjet familjare nëpër shtëpi për shkak se edhe aty është një vatër tjetër e cila po vazhdon të ndodhë. Apeloj te të gjithë që të mos grumbullohen nëpër shtëpi dhe kjo është një gjë të cilën duhet të gjithë ta respektojmë dhe ta ruajm shëndetin publik”, deklaroi zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani.

Next Post

Anketa: Zudi Koka përpara Bekim Sali për Çairin?

Anketa e fundit e realizuar nga Aleanca për Shqiptarët tregon qartë se kandidati i tyre për komunën e Çairit, Zudi Koka gëzon më tepër përkrahje përballë kandidatit të partnerit të koalicionit të tyre Alternativa, Bekim Sali, informon opinionshqip.live Sipas kësaj ankete, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sipas të gjitha gjasave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: