Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Hasani: Nuk kam thënë mos të shkohet në kafene, por të respektohen masat

1 min read

Sot tek emisioni “Ritmi Ditës” në mtv2 ishte I ftuar zëvendës ministri i shëndetësisë, Doktor Ilir Hasani, përcjell nmk-post.com.

Ai në pyetjen e moderatores se a janë kafenetë burim infeksioni në maqedoni u shpreh se ai edhe vet personalisht takohet me miq në kafene.
“Unë edhe vet personalisht takohem me njerëz në kafene dhe nuk dua të jem këtu një person të flas diçka tjetër dhe të bëj diçka tjetër.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe postimin e vet që e bëri ditëve të fundit në rrjetin social facebook, ku tha se nuk ka thënë që mos të shkohet të pihet kafe nëpër kafene dhe të ulen 4 persona.

“Ahengjet nëpër kafene të ndryshme, ato janë burime infeksioni, ku në qytetin e shkupit u mbyllën 3 lokale ku u indetifikuan mos rrespektimi I masave në nivelin më të lartë, kështu që nuk unë nuk e kam thënë që nuk duhet të shkojmë të pimë kafe nëpër kafene dhe të ulemi nëpër tavolina 4 persona dhe të funksionoj sistemi. Kjo është qëllimi jonë që mund të funksionojmë normal në një far mënyre t’I rrespektojmë disa rregulla që I kanë vendosur institucionet shëndetësore.” tha Ilir Hasani/Nmk-post.com