Hatije Ismaili do të shpallet qytetare nderi e Komunë së Gostivarit

vull
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka propozuar dhe Këshilli komunal sot miratoi që mjekja Hatije Bexheti Ismaili të shpallet qytetare nderi e Komunës së Gostivarit.
“Para disa ditësh mjeken Hatije BeXheti Ismaili e takova në komunën tonë. Në takim biseduam për të arriturat e saj dhe ajo vërtetë është për ta shpallu qyetetare nderi pasi na përfaqëson e na bën krenarë të gjithve si qytet”, tha mes tjerash kryetari Taravari.
Propozimi kaloi me unanimitet votash në Këshillin komunal të Gostivarit.
Gjinekologe nga Gostivari, Hatije Bexheti Ismaili vitin e kaluar u dekorua nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.
Përndryshe, gjinekologe Hatije Bexheti Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të medicinës në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, në shkollën e mesme medicinale atje. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.
Next Post

Drejtori Memedi filloi rikonstruimin e rrugëve regjionale në komunën e Dibrës

Drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti vazhdon me aktivitete të shumta në zonat shqiptare për rikonstruimin e rrugëve regjionale dhe jo vetëm. Kësaj radhe ka qenë qytetin Dibrës në fokus të këtyre investimeve infrastrukturore. Kryetari i Komunës së Dibrës sot njoftoi opinionin se premtimi për rrugët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: