Hetuesit gjerman kanë arritur te Spitali i Tetovës

vull

Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri dhe për pasoj mbetën 14 viktima dhe 12 pacientë të lënduar. Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive nga njësiti i kriminalistikës (BKA).

Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, shkruan Telegrafi

Në detyrat speciale të cilat i punon BKA është edhe ekipi që punon në hetime me viktima në katastrofa dhe fatkeqësi. Bëhet fjalë për institucion i cili në Gjermani ka një traditë 60 vjeçare të veprimit, me afro 7000 të punësuar.

Ekipi i ekspertëve do të bashkëpunoj me MPB-në dhe do ta ndihmojë hetimin që e udhëheq Prokuroria Themelore Publike./TetovaExpres

Next Post

Në mënyrë vullnetare tre vëllezër nga Negotina e Pollogut, pastrojnë oborrin e Infektivit

Kamerat e televizionit Globi  kanë regjistruar nga afër angazhimin vullnetar të tre vëllezërve nga Negotina për të pastruar oborrin dhe hapsirat përreth Infektivit të Gostivarit. Ky aktivitet i tre mërgimtarëve nga Negotina vjen në shenjë falemenderimi për personelin mjekësor të Infektivit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: