Hisen Xhemaili sot pranoi detyrën e ministrit për përmisimin e klimës investuese nga Shapuriqi

vull

Gjatë ditës së sotshme në Qeverin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, detyrën e ministrit të ri e mori Hisen Xhemaili

Për më shumë statusi i ministrit të ri Xhemaili në facebook:

Të nderuar,
Sot pranova detyrën e ministrit për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore nga ministri i deritanishëm z.Zoran Shapuriq.
Me z.Shapuriq biseduam për klimën investuese, Ligjin për mbështetje financiare të investimeve si dhe për sfidat e ekonomisë së vendit. “Angazhimi im si ministër i ngarkuar për kompanitë e vendit do të jetë në drejtim të realizimit të programir të Qeverisë për trajtim të barabartë të kompanive vendase dhe atyre të huaja si dhe dhënien e ndihmës financiare në mënyrë sistematike të kompanive me qëllim rritjen e prodhimtarisë vendase njëkohësisht edhe punësime”. Jam i sigurt se me realizimin e planit ekonomik të Qeverisë do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve dhe do të kontribuohet për mbajtjen e punëtorëve në tregun vendor. Do të angazhohem për nxitje dhe mbështetje të konkurrencës të bizneseve vendase si dhe rrjetëzimin ndërmjet tyre. Ndamë mendimin se me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO presim edhe më shumë rritje dhe ngritje të ekonomisë vendore.

Next Post

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë denar, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Për gjysmë denari rritet çmimi i  shitjes me pakicë të benzinave, ndërsa çmimi i dizelit dhe i vajit ekstra të lehtë për amviseri mbetet i pandryshuar. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuperit BS 95 prej sonte në mesnatë do të arrijë 67 denarë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: