Holstein: Nga shkurti do të zbatohet procedura e lotarisë për terminet e vizave për Gjermani

vull
0 0
Read Time:40 Second

Ambasadorja gjermane në vend Anke Holstein njoftoi se nga shkurti Ambasada do të përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.

“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit ende shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022. do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë).

Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori të gjeneruar nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”, shkruan Holstein në Facebook.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Shaqiri: Ministria е Shoqërisë Informatike dhe Administratës është subjekti kryesor në krijimin e politikave të e-Qeverisjes dhe u paraprin përpjekjeve të transformimit digjital të shoqërisë

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri ishte pjesë e punëtorisë “Transformimi digjital, të dhënat dhe inteligjenca artificiale në Ballkanin Perëndimor”, qëllimet e organizimit të së cilës janë të investigojë ndikimin e teknologjive digjitale, të dhënave dhe inteligjencës artificiale në shoqërinë tonë. Në fjalimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: