Hoxha: GARANTOJ QË RRUSHI JUAJ NUK DO TË MBETET PA U SHITUR!!!

vull

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha, bëri të ditur se ashtu siç edhe u ka premtuar kultivuesve të rrushit nga Negotina, të cilët kohët e fundit protestuan, sot  i ka pranuar në  takim në hapësirat e MBPEU-së, ku morën pjesë drejtori i Inspektoratit për Bujqësi, Zoran Shapuriq dhe kryetari i Komunës së Negotinës, Toni Delkov.

“Në takim, i njoftova vreshtarët se çmimi i blerjes për këtë korrje është shpallur nga pothuajse të gjitha kantinat e verës dhe kap vlerën prej 11 denarësh për Smederevka dhe prej 12-13 denarësh për varietetin Vranec. Blerja nuk ka filluar ende me intensitet maksimal, deri më tani janë blerë vetëm 1.3 milion kilogramë. Inspektorati është në terren për çdo ditë, të gjitha peshoret janë kalibruar, kurse në ditët në vijim kontrollet e inspektimit do të jenë edhe më të mëdha,” u shprehë Hoxha

Ndër të tjerash Hoxha shtoi se së bashku me drejtorin Shapuriq, u dakorduam që kudo që do të ketë problem në vlerësimin e peshës, sheqerit ose çmimit të blerjes, kultivuesit e rrushit duhet të na informojnë menjëherë për numrat tanë, telefonik në mënyrë që askush të mos dëmtohet dhe blerja e rrushit të shkojë ashtu siç është rënë dakord.

“Kjo vlen posaçërisht për ato kantina që  nuk respektojnë çmimet e shpallura publikisht, çdo fermer thirret të raportojë menjëherë jokorrektësinë ndaj tyre. Pas raportimit të parregullsive, inspektorët do të dërgohen menjëherë për të vërtetuar gjendjen faktike,” potencoi Hoxha

 

Kryetari i Komunës së Negotinës, Toni Delkov, edhe një herë informoi se nga ana e komunës është publikuar thirrje për raportimin e dëmeve të shkaktuara nga thatësira në faqen e internetit të komunës dhe u bëri thirrje të gjitha fermerëve që janë të dëmtuar, të aplikojnë.

“Siç thashë edhe në Negotinë, angazhimi im do të mbetet edhe më tej, e kjo është të gjitha varietetet e rrushit të mbulohen me ndihmë prej 2 den / kg. Përveç kësaj, unë theksova se Qeveria është vërtet në anën e fermerëve, gjë që dëshmohet nga fakti se në vitin 2020, pavarësisht krizës ekonomike nga Kovid -19, shteti pagoi 20 milionë euro për vreshtarinë, një pjesë për subvencione dhe një pjesë përmes Kovid masave,” përfundoi Hoxha.

Next Post

Komuna e Zhelinës me standarde europiane

Komuna e Zhelinës e udhëhequr nga Blerim Sejdiu nga rradhët e Lëvizjes BESA dita ditës po dëshmohet si një komunë europiane duke u transformuar nga një komunë rurale në atë urbane. Komuna e Zhelinës për pothuajse 4 vite ka ndryshuar rrënjësisht duke ndryshuar në infrastrukturë, në shkolla, duke u ofruar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: