Hoxha: Grant prej 3 mln euro për rinovimin dhe pajisjen e salleve sportive

vull

Qeveria i ka dhënë drit jeshile Informacionit për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për grant për projektin “Rehabilitim të  objekteve të edukatës fizike në shkollat fillore dhe të mesme dhe furnizimi m e pajisje  sportive në Maqedoninë e Veriut”, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  Muamet Hoxha i cili njoftoi për vendimet e miratuara në seancën e djeshme të Qeverisë .

“Bëhet fjalë për grant me vlerë prej 3 milionë euro nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), me të cilat parashihet rikonustrimi i 30 sallave ekzistuese sportive në shkollat fillore dhe të mesme dhe  furnizim me pajisje sportive të 50 sallave ekzistuese sportive në shkollat fillore,” u shprehë Hoxha. 

Sipas tij, bëhet fjalë për mjete të pakthyeshme nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës dhe se marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës duhet të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme.

Next Post

PDSH do të udhëheq me postën e Maqedonisë së Veriut në Ohër.

Zija Jonuzi, kuadër i Partisë Demokratike Shqiptare emërohet drejtor i postës në qytetin e Ohrit. Në bazë të marrëveshjes për koalicionim, ditëve në vijim pritet që të bëhen edhe disa emërime tjera të kuadrove të PDSH-së nëpër drejtori dhe institucione shtetërore.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: