Të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar. Pas miratimit të vendimit të djeshëm qeveritar për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, procedura e mëtutjeshme vazhdon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhje të Këshillit të ri, deklaroi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse Qeveria po vonohet një muaj, sipas afateve, me shpërbërjen e këshillit të vetëqeverisjes lokale të Tetovës.
“Sipas dispozitave ligjore, do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës”, njoftoi Hoxha.
Qeveria në mbledhjen e djeshme mori vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës.
You must be logged in to post a comment.