Hoxha: Përplasjet në Qeveri janë dëshirë e opozitës për ta mbuluar koalicionin me VMRO-në

vull

Sekretari general i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një dalje para mediave sot, në pyetje të gazetarëve u është përgjigjur edhe për koalicionin ASH-VMRO. Hoxha ka deklaruar se koalicionet ndërtohen në bazë të parimeve dhe principeve, ashtu siç ka funksionuar Lëvizja Besa dhe ne kemi vlerësuar se kjo është mënyra më e mire për të funskionuar.
Më tej ai ka thënë se nuk ka përplasje brenda qeverisë, por sipas Hoxhës opozita mundohet të mbulon koalicionin e saj me VMRO-në.

“Eshte dëshirë e partive opozitare për të mbuluar koalicionet e pa natyrshme që dikur i kanë quajtuar vrasës ndërsa sot i kanë vllezër në koalicion, ndërsa ne si parti në mënyrë komode vazhdojmë punën tonë në qeveri”, ka deklaruar Hoxha.

Në fund, Hoxha ka përsëritur qëndrimin se Besa do të del e vetme në zgjedhje dhe se koalicionet i vendos sovrani.

Next Post

Ministrja Stefoska: Jam e bindur se prej sot Akuadukti fiton kujdesin dhe vëmendjen e merituar

– Akuadukti i Shkupit është nga të fundit në Ballkan, i cili është i ruajtur në tërësi. Për fat të keq, nuk mund të lëvdohemi se kjo është meritë e jona. Për atë e quajta kryevepër të ndërtuesve të moçëm, që i ka sfiduar shekujt, fatkeqësitë natyrore, lufëtrat dhe njerëzit. Tani kemi rastin që atë ta korrigjojmë. Atë dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: