Hoxha: Votuesit tanë të votojnë kandidatët e ASh-së /VIDEO

vull

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka bërë të ditur se tashmë janë definuar marrëveshja për bashkëpunim mes kësaj partie dhe partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët.

Në suaza të kësaj marrëveshjeje, Hoxha ka ftuar votuesit e Besës që të votojnë kandidatët e ASh-së për kryetarë të komunave në rrethin e dytë, dhe anasjelltas, ASh do të ftojë votuesit e saj të mbështesin kandidatët e Besës në komunat ku ajo garon.

“Duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe koalicionin e rvjetërsuar midis BDI-së dhe PDSh-së, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, imponohet pozicionimi i qartë i Lëvizjes Besa kundrejt politikave të vjetra të këtyre dy partive politike të cilat pa asnjë parim të vet dhe kundër vullnetit të vet detyrohen të bashkohen për interesin e vet… Bëjmë apel që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale gjithë votuesit e Lëvizjes Besa të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët duke ndihmuar kështu në mposhtjen e politike të BDI-së dhe PDSH-së. Po ashtu kërkojmë nga Aleanca për Shqiptarët që në formë reciproke të bëjë thirrje votuesve të vet që të mbështesin e kandidatët e Lëvizjes Besa në Tetovë dhe Zhelinë”, tha Hoxha, transmeton TV21.

Next Post

Taravari: Ali Ahmeti pas dy-tre muajsh pensionohet politikisht

Sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari ka mirëpritur thirrjen e sekretarit gjeneral të Besës, Arjanit Hoxha që të bashkëpunojnë në raundin e dytë. Taravari ka deklaruar se edhe ai u bën thirrje aktivistëve të ASH-së dhe AA-së, ta përkrahin Bilall Kasamin në Tetovë dhe Zhelinë. “Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: