IDENTIFIKOHET NGA FAMILJA, TRUPI I PAJETË QË U GJET DJE NË UJËRAT E LUMIT VARDAR

vull
Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovc të Tetovës, . Autoritetet nuk kanë konstatuar gjurmë të dhunës në trupin e të ndjerit, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes.
“Më 03.08.2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është konstatuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga fshati Tenovë i Tetovës, i cili më parë kishte qenë i raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Shërbimi urgjent mjekësor ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Next Post

NJOFTIM PËR STUHI LOKALE nga Qendra për Menaxhim me Kriza

Nesër (05.08.2021) moti do të mbetet me diell dhe jashtëzakonisht i ngrohtë. Pasdite dhe gjatë natës, si dhe të premten në mëngjes, në vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, me më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: