Idri Istrefi: Struga nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e askujt, është vetëm e struganëve dhe e Zotit

vull

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Sturgës, Idri Istrefi tha se zgjedhjet e 17 tetorit janë një betejë në mes të mirë dhe të keqes.

 

“Struga nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e askujt. Struga është vetëm e struganëve dhe e Zotit. Fare qartë e mësuan ata që mendonin se Struga është e trashëguar nga ndonjë dajë apo ndonjë gjysh. Ata që ndërtonin ku të donin prishnin që të donin, e përdornin komunën për dasma e ahengje e assesi në shërbim të qytetarit. Ata që me parat tona blejnë shtëpi dhe prona dhe neve na kanë lënë ikjen si opsionin më të mirë. Por tani s’ka më do ikin ata. Ne jo vetëm që nuk ikim por do t’i përveshim krahët për të punuar për qytetin tonë”, deklaroi Idri Istrefi.

 

Ai tha se këto zgjedhje nuk janë ne dhe ata, por këto zgjedhje janë Struga apo çifti Ramiz Merko, Armend Kadriu.

 

“Kaq thjeshtë dhe po ju jap një lajm. Struga fiton se jo ata të dy por kush do që të jetë e nuk mund dot Strugën, se Struga jeni ju”, deklaroi Idri Istrefi, duke shtuar se ata janë të bindur se Strugën do ta fitojnë që nga raundi i parë.

Next Post

Gashi: Është koha t'i dënojmë me votë ata që në përzunë rininë jashtë shtetit

Afrim Gashi nga Struga tha se që sonte po shihet se fitorja në Strugë do të jetë shumë e pastër. Gashi tha se është shumë e rëndësishme të bëhet ndryshimi në të gjitha komunat.   “Këta të BDI-së, kur përfundon çdo cikël zgjedhor duke i manipuluar zgjedhjet ata pastaj krenohen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: