Idrizi: Është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.

Arvanit Cameria

Sot bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë.
Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombasit tanë nga sundimi shekullor i Beogradit.
Ne jemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh. Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi
May be an image of 5 njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe tekst
Next Post

Bianca nuk ndalet, vjen projekti i ri ‘Dashuri në pandemi’

Bianca Junzell ka ardhur me projektin e ri muzikor. Në kanalin Youtube, ajo ka hedhur këngën me një titull interesant e që është ‘Dashuri në pandemi’. Teksti u shkrua nga vet këngëtarja, kurse, muzika u bë nga Granit Gashi dhe Darddy. ‘Dashuri në pandemi’ u finalizua me klip XL Films.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: