Idrizi: Sot, 30 vjet më pas, Rama dhe Rilindja kthyen një tjetër eksod të atyre përmasave

Arvanit Cameria

 

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përkujtuar përmes një postimi në facebook, eksodin e shqiptarëve 30 vite më parë drejt Italisë.

Idrizi shprehet se sot, 30 vjet më pas, Edi Rama dhe “Rilindja”, pasi e morën vendin të anëtarësuar në NATO dhe me viza të liberalizuara, kthyen një tjetër eksod të thuajse atyre përmasave.

Postimi i plotë
Në javën e parë të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan masivisht drejt Italisë. Kjo ngjarje ka hyrë në kujtesën e shqiptarëve si eksodi.

Ata vendosën të lënë pas shtëpinë dhe të afërmit dhe të largohen nga vendi, të cilin e kishte kapluar izolimi, dhuna dhe skamja. Ende sot pamjet apokaliptike të të rinjve që ngjiten në litarët e anijeve janë të pashlyeshme në kujtesën e shqiptarëve.

Sot, 30 vjet më pas, Edi Rama dhe “Rilindja”, pasi e morën vendin të anëtarësuar në NATO dhe me viza të liberalizuara, kthyen një tjetër eksod të thuajse atyre përmasave. Dështimet e njëpasnjëshme të shpurës “rilindase” kanë bërë që më shumë se 400 mijë shqiptarë të largohen duke marrë përmasat e një katastrofe kombëtare. Sipas statistikave, largimet e shqiptarëve sot janë më të larta se ato të qytëtarëve të Sirisë, Afganistanit, Irakut, etj.

Me ardhjen e tij në pushtet, “rilindasi” Rama pati premtuar kthimin e emigrantëve në vend, veçanërisht përmes politikave të “brain gain” (kthimit të trurit), por sot shqiptarët e mirëarsimuar largohen gjithnjë e më shumë nga vendi. Madje, raporti i OECD-së për vitin që lamë pas, e rendit Shqipërinë si vendin e katërt në botë për largimin e personave me aftësi të larta profesionale.

Largimi i të rinjve dhe i intelektualëve nga vendi është një fakt i qartë se korrupsioni dhe kapja e shtetit e kanë çuar Shqipërinë në një katastrofë ekonomike dhe sociale.

Shqiptarët sot nuk largohen nga Shqipëria, por nga makutëria e qeverisjes së “Rilindjes”. Këtë qeveri të babëzitur qytetarët do ta largojnë me votë më 25 prill. Ne jemi të vendosur që t’iu kthejmë Shqipërinë qytetarëve!
#NënNjëFlamur

Next Post

Kryetari i PDIU z.Shpëtim Idrizi uron mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Sot, në Ditën e Mësuesit, uroj që fryma e patriotizmit dhe atdhedashurisë të përcjella nga mësuesit shqiptarë në të gjitha trevat etnike e diasporë, brez pas brezi të na frymëzojnë e të na udhëheqin drejt idealeve kombëtare, për zhvillimin e kombit përmes dijes. Një urim i ngrohtë e i veçantë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: