Idrizi: Sot nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke

Arvanit Cameria

 

Gjatë ditës së djeshme zhvillova një takim me shtabin elektoral të PDIU-së në qytetin e Durrësit.

Shpreha bindjen se më 25 prill komuniteti çam dhe qytetarët e Durrësit do të mbështesin kandidatin e PDIU-së, Florian Tahiri.

Sot nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke.

PDIU-ja është zëri i Çështjes Çame, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët e Çamërisë të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bashkuar të gjithë rreth PDIU-së dhe kauzës që ajo përfaqëson.

Më 25 prill Shqipëria voton për t’iu kthyer dinjitetin qytetarëve, për punësim dhe zhvillim ekonomik.

 

Next Post

Rexhepi: Do të rikunstrohen 35 rrugë lokale në gjithësej 21 komuna

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për rrugët lokale parashihet ndërtimi dhe rikonstruimi i gjithësej 35 rrugë lokcale në gjithësej 21 komuna dhe qyteti i Shkupi. Vlera totale e këtij projekti është 70 milion euro. “Sot bashkë me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: