Idrizi: U detyruam të futemi në një listë, për shkak të Kushtetutës dhe jemi bërë bashkë që të largojmë Ramën, të keqen e Shqipërisë

Arvanit Cameria

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi foli sot mbi përfshirjen e tij në listat e PD dhe renditjen në vendin e nëntë në listën e qarkut të Tiranës, teksa Vangjel Dule i PBDNJ renditet i 11-ti.

Idrizi tha se nuk i ka zënë vendin e askujt dhe se objektivi së bashku me PD, si aleatja e tyre janë që të sigurojnë të paktën 5 mandate deputetësh.

Idrizi shtoi ndër të tjera, se në këto zgjedhje janë bërë të gjithë bashkë, edhe ata që nuk bëheshin në të kaluarën, për të larguar të keqen, që sipas tij është kryeministri Edi Rama.

“Ne kemi pritshmëri që bashkë me opozitën e bashkuar të kontribuojmë dhe sjellim 4-5 mandate, tre në zonë të sigurt, dy të tjerat në zonë më të ftohtë. Të gjitha janë në zonë të nxehtë, për ta nxjerrë Ramën në zonë të ftohtë, pas 20 e ca vitesh në pushtet është mirë për të dhe Zahon të shkojë në shtëpi. Në fakt, meqë jemi në momentin e kurioziteteve. Unë s’doja që Dule të jetë në Vlorë. Nëse Dule është poshtë meje është prishja e Kodit Zgjedhor nga Rama. Unë për vete e kam parë listën dhe jam befasuar për këtë gjë, vetëm kur e kam parë nga mediat. Me Dulen nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi. Kemi bërë marrëveshje vetëm me PD. Unë kam negociuar pozicionet e PDIU dhe nuk kondicionoj PD se kë të ketë aleat. Unë jam në Shqipëri, në vendin tim. Nuk kam marrë të gjithë listën për të uruar, sepse po shkojmë në betejë e jo në dasmë. Janë bërë bashkë ata që nuk duhet të bëheshin bashkë, për të hequr të keqen, Ramën. U detyruam të futemi në një listë, për shkak të Kushtetutës dhe jemi bërë bashkë që të largojmë Ramën, të keqen e Shqipërisë. Shqiptarët janë të lirë, kush nuk e do Dulen të mos e votojë. Kush nuk na do ne, të mos na votojë. Unë jam në vendin tim dhe me votat e mia. Nëse ata që qajnë hallin se u bëra mik me grekun, unë s’kam probleme”, përfundoi Idrizi.

Next Post

Pavarësisht rezultateve të regjistrimit të drejtat e shqiptarëve nuk cenohen, thotë Grubi

Sonte në Click Plus ku i ftuar është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi po bisedohet për tema të ndryshme. Njëra ndër temat të cilat u hap gjatë debatit ishte edhe për regjistrimin e popullsisë. Grubi tha se ky proces nuk është vetëm operacion statistikor por edhe politik. Ai më tej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: