Ilire Dauti: Tre tetovarë jemi në Shtabin Qendror dhe së shpejti komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga një tetovar/e

vull

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar në facebook duke demantuar lajmet se në njësinë zgjedhore numër gjashtë nuk ka asnjë tetovarë në krye të saj me çka ka bërë të ditur se jo vetëm që janë tre tetovar në shtab por këtë qytet së shpejti do ta udhëheq një kuadër që vjen nga Tetova dhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët.

Demant i plot nga ana e deputetes, Ilire Dauti: 

Demant lajmeve të rrejshme: Tre tetovarë jemi në Shtabin Qendror
Aspak nuk është e vërtetë se tetovarët janë anashkaluar nga Shtabi Qendror. Përkundrazi, në shtab mbrëmë janë emëruar edhe përfaqësues të zonave, ndërsa nga zona 6 janë emëruar dy përfaqësues, unë veçmas për Tetovën me rrethinë dhe Halil Snopçe për Gostivar dhe vendbanimet e tjera të zonës 6.
Përveç meje në Shtabin Qendror që në fillim janë edhe Arben Zeqiri- drejtues i Departamentit për Marëdhënie me Opinionin dhe Informim (tetovar që udhëheq me njërin nga departamentet më të rëndësishme) dhe Robert Nesimi nga Qendra Analitike.
Ditëve në vijim në kuadër të shtabit do të emërohen edhe koordinatorë lokal, bartës të aktiviteteve dhe detyrave në nivel qendror dhe të tjera.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka numrin me më shumë deputetë nga Tetova sesa çdo parti tjetër shqiptare. Së shpejti, Aleanca për Shqiptarët do ta ketë edhe një tetovar/e në krye të Komunës së Tetovës.
Karvani vazhdon…
Next Post

Nëse Serbia provokon luftë, atëhere asaj do t’i mbetet Pashallëku i Beogradit

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin ka propozuar idenë për formimin e ’Botës serbe’ në krye me presidentin Vuciq. Serbia historikisht ka ekzistuar si shtet duke rrëmbyer e serbizuar trojet e te tjerëve. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe një aventurë serbe për  krijimin e një të ashtuquajture […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: