In Memoriam: Ndërroi jetë ish kolegu -gazetari i Radio Shkupit Mustafa Spahiu

vull
Kujtimi për të do të jetë i paharruar për stafin e Radio Shkupit – Programi në gjuhën shqipe
Mustafa Spahiu, u lind me 5 prill 1948 në fshatin Muçivërcë të Anamoravës së Gjilanit, Republika e Kosovës. Rrjedh prej një familje zejtare-bujqësore të kamur e fisnike. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në fshatin e afërt Rogoçicë, të mesmen në Prishtinë. E kreu Akademinë pedagogjike – gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup. I ndoqi studimet në Fakultetin filologjik, katedrën e gjuhës e letërsisë shqipe. Vjershën e parë e botoi me 21 mars 1965 në “Flaka për fëmijët tanë” – Shkup. Tërë profesionin e gazetarit, publicistit e kaloi në Radio Shkupi – programet në gjuhën shqipe. Për 25 vjet me radhë e drejtoi me sukses të shkëlqyer emisionin më të dëgjuar për fëmijë “Lule më lule”. Mbi 14 vjet e drejtoi emisionin letrar të koduar “Tingulli i artë i fjalës”. Ka marrë shumë shpërblime letrare e mirënjohje nga shumë institucione dhe asociacione të fëmijëve, në shkallë republike dhe jashtë Maqedonisë. Më vitin 2008, programi i Radio Shkupit në gjuhën shqipe ia akordoi mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore. Në takimet letrare të organizuara nga Shoqata e artistëve “Pushkin” në Tetovë u nderua me çmim të parë. Ka të përkthyera mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjake, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja në këto gjuhë. Është anëtar i dy shoqatave letrare: Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë. Është anëtar i Klubit të shkrimtarëve “Konstantin Kristoforidhi” të Elbasanit, R. e Shqipërisë. Është qytetar nderi i qytetit të Durrësit dhe Mik i madh i fëmijëve, akorduar nga prefektura e qytetit të Durrësit. Pas 41 vjet stazh pune është pensionist, krijon, punon, lexon, përkthen, boton dhe jeton në qytetin e Shkupit. Vendlindjen e ka burim të pashtershëm frymëzimi. Biografi lirike e librave të autorit: – Buzëqeshjet e okarinave – (1981) – Ylbere lirie… – (1982) – Mollëkuqet e blerimit – (1984) – Fëmijët kalojnë nën ylbere – (1988) – Nobelistët për fëmijë – (1989) – Livadhi im – “Moja livada” – (1989) – Buzëburimi – “Pokraj izvorot” – (1992) – Sytë që shkrepin fëmijëri – (1994) – Fëmijët lozin në brerore – (1994) – …Më ka marrë malli… – (1995) – Rregullat e mirësjelljes (Bonton) – (1995) – Ora që kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve – (1996) – Vallja e okarinave – (1999) – Kolovajza e ëndrrës sime – (2000) – Këngët e trishtilit – (2000) – Sikur t’isha djalë i diellit – (2004) – Fëmija është bilbil i shtëpisë – (2005) – Me buzëqeshje ju dal përballë – (2005) – Fëmijët fshihen në gjelbërim – (2007) – Era s’ka shtëpi (haiku) – (2007) – Fermanet e pranverës – (2009) – Një imazh fshati më mungon – (2011) – Çka ëndërron dallandyshja – (2011) – Flamingo (haiku) – (2011) – Unazë në amforë (haiku me rimë) – (2013) – Shtëpia me melodi violinash – (2013) – Vashëza ullinjore fsheh ishullin – (2013) – Rreze mbi lirikën e zogut – (2015) – Në ballë të ditës bukuritë – (2015) – Ni bambus, ni ključ / As bambu, as katinar (haiku kroatisht – shqip) – (Zarë, 2016)
Next Post

Njoftim,për panairin “PRISHTINA 2021”

Në  Prishtinë u nënshkrua  marrëveshja ,ndërmjet Odës ekonomike të R.Kosovës dhe Institutit për zhvillim ekonomik të Tetovës. Për bashkorganizimin e panairit të përgjithshëm mbarkombtar,dhe të prodhimeve bujqsore  PRISHTINA 2021. Piksynimi i përbashkët është,përkrahja dhe zhvillimi i komuniteteve të bizneseve,krijimi i një ambienti të volitshëm ekonomik.Kushtet për tu aritë kembim tregtar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: