Informacioni mund të shpetojë jetë. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm që mësuam nga situata e krijuar me pandeminë.

vull

Media dhe informacioni janë duke pësuar ndryshime radikale, në formë dhe përmbajtje, ishte një nga pohimet kryesore për të cilat ramë dakord gjatë Konferencës së ministrave me temë: ‘’Inteligjenca artificiale- Sfidat dhe mundësitë për median dhe demokracinë’’, së bashku me ministra, zyrtarë të tjerë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe jo vetëm, si dhe ekspertë të shquar nga fusha e Lirisë së shprehjes, e përfaqësues të institucioneve kyçe ndërkombëtare në këtë fushë.

Konferenca që po zhvillohet sot dhe nesër (10-11 Qershor) paraqet një forum për Ministrat për të diskutuar dhe rënë dakord mbi veprimet që duhet të ndërmarrim për të adresuar ndikimet e teknologjive dixhitale në lirinë e shprehjes; ndryshimin e mjedisit mediatik dhe ndikimin i tij në proceset demokratike; si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë  dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes në kohë krize.

Gjatë ditës së nesërme në kuadër të kësaj konference pritet që shtetet anëtare të miratojnë një deklaratë përfundimtare dhe katër rezoluta që adresojnë këto tema, të cilat paraqesin sfida domethënëse për shoqëritë demokratike sot.

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në periudhën që vijon do të shqyrtojë nevojën për ndryshime përkatëse ligjore me qëllim që edhe vendi ynë të jetë në hap me zhvillimet të fundit dhe sfidat që na presin nga dimensioni online i lirisë së mediave.

 

Next Post

Aleanca për Shqiptarët në Sellcë të Tetovës me kryetar të ri të nëndegës, ekonomisti Arbër Ajdini

Në kuadër të konsolidimit të strukturavë të Aleancës për Shqiptarët Dega Tetovë, sonte Nëndega e ASH Fsh. Sellcë zgjodhi strukturat e saja dhe Kryetarin e Nëndegës Arbër Ajdini Ekonomist i diplomuar. Në këtë takim me strukturat e nëndegës së ASH të pranishëm ishin Kryetari i Degës së ASH Muzafer Etemi, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: