Iniciativa “Më mirë për Tetovën” pjesë e zgjedhjeve lokale, do të garojë me këshilltarë të pavarur në Tetovë

vull

Iniciativa qytetare “Më Mirë Për Tetovën”, sot ka njoftuar se do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet lokale në vend.

Nga kjo iniciativë, e cila është ndërmarrur nga aktivistë të shoqërisë civile dhe profesionistë të fushave të ndryshme, njoftuan se do të hyjnë në garën zgjedhore për Këshillin komunal me listë të këshilltarëve të pavarur për Komunën e Tetovës.

Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë, tha se aktivizmin e tyre të vazhdueshëm që e kanë bërë, do të tentojnë ta vazhdojnë edhe brenda institucioneve.

Ajo tha se qëllimet kryesore të tyre do të jenë që të ketë llogaridhënie, ambient të pastër dhe të ketë plan të qartë për qytetin.

“Siç e dini qyteti jonë është i degraduar, dhe e pamë të arsyeshme të bëhemi bashkë për të bërë diçka më mirë për qytetin, siç e meritojnë banorët. Jemi profesionistë të fushave të ndryshme dhe vendosëm që aktivizmin tonë ta vazhdojmë edhe brenda institucioneve”, tha Elmedina Abdullahi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen në muajin tetor, ndërsa për momentin për Tetovën në garë janë Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Sadi Bexheti nga PDSH. Partitë tjera akoma nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre.

Next Post

Përmbytje edhe në Itali

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që goditën Italinë, veriu dhe jugu i vendit të dielën po luftojnë me përmbytje dhe lumenj në rritje. Shërbimet e urgjencës në Siçili, qytetin e Palermos dhe pjesën tjetër të rajonit morën qindra telefonata pas reshjeve të mëdha të shiut. Zjarrfikësit ndërhynë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: