Inspektorati i Qytetit të Shkupit në terren për të parandaluar transportuesit e paligjshëm

vull

Inspektorët e trafikut rrugor të Qytetit të Shkupit në vazhdimësi kryejnë kontrolle të rregullta për të parandaluar  transportuesit e paligjshëm në territorin e qytetit të Shkupit.

Gjatë javës së kaluar janë kontrolluar 5 transportues dhe janë shqiptuar 5 gjoba për transportuesit e paligjshëm që kanë qarkulluar dhe kryer transport të udhëtarëve, pa respektuar ligjet dhe dispozitat ligjore për transportin e udhëtarëve.

Qyteti i Shkupit vazhdon me mbikëqyrjen e përforcuar inspektuese për të mundësuar respektimin e dispozitave ligjore, ndërsa Inspektorati vazhdon me kontrolle të përforcuara edhe në hapësirat publike. Të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik do të sanksionohen pa asnjë dallim.

 

Next Post

NPK-Tetovë : Uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër

Kumtesë nga NPK-Tetova: Të nderuar qytetarë, Në bazë të rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit, uji për pije në qytetin e Tetovës është i pastër dhe për pije. Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit […]

Subscribe US Now