Inspektorët e Qytetit të Shkupit filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin për deponi private

vull

Inspektorët e mjedisit të Qytetit të Shkupit këto ditë filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin për deponi private, përkatësisht pronë në të cilën pronarët kanë lejuar nga pakujdesia ose shkaqe lukrative krijimin e mbetjeve në komunat e Shkupit.

Në bazë të raportimeve të qytetarëve ose me iniciativën e tyre, inspektorët e mjedisit fillimisht kryejnë inspektime mbikëqyrëse, konstatojnë gjendjen në terren me  procesverbal dhe lëshojnë aktvendim me të cilin obligojnë pronarët e pronave që të veprojnë sipas aktvendimit të dhënë brenda një afati të caktuar.

Nëse pronarët e pronave nuk veprojnë sipas atij aktvendimi, inspektorët do të përgatisin një aktvendim të ri, me të cilin obligohet NP “Higjiena Komunale” që të pastrojë lokacionin në fjalë. Shpenzimet e pastrimit i faturohen pronarit të pronës private që ka krijuar ose lejuar deponinë e paligjshme. Në këtë procedurë, inspektorët veprojnë në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Ligjin për Mjedisin Jetësor.

Gjatë javës së kaluar, pas aktvendimit të inspektorëve të mjedisit, është pastruar një deponi e paligjshme në kryqëzimin ndërmjet bulevardit “Goce Delçev” dhe rrugës “Belasica”, afër qendrës tregtare East Gate, e cila për një dekadë përbënte problem për të gjithë mjedisin.

Next Post

Kovaçevski: Bullgaria pranoi shkurtesën Maqedonia e Veriut, javën e ardhshme mbledhje e dy qeverive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, tha se ditët e para të punës i ka filluar me një nga çështjet e rëndësishme, ndërsa ajo është zhbllokimi i procesit tw eurointegrimeve. “Unë edhe ai kemi një qëllim të njëjtë, të krijojmë kushte më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: