Invest North Macedonia për herë të dytë në AngaCom në Gjermani

Blerand Rexhepi

Me mbështetje të drejtpërdrejtë të kompanive vendase të IT-së për paraqitjen e tyre dhe gjetjen e partnerëve të mundshëm të biznesit në Evropë dhe më gjerë, Agjencioni për investime të huaja dhe promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në Ekspozitën dhe Konferencën më të madhe AngaCom 2019 ngjarje e koncetruar për industrinë e Teknologjisë kompjuterike të IT-së e mbajtur në Këln të Gjermanisë.

Panairi për Internet, rrjet të gjerë dhe media ka filluar më 4 qershore me një numër rekord prej 500 ekspozuesve – me kompanitë pjesëmarrëse në panair nga e gjithë bota dhe 21.700 vizitorëve deri më 6 qershor, kur edhe përfundon ngjarja. Agjencionit për invetime të huaja i është dhënë hapësirë e posatshme ​​me Logon Invest North Macedonia për organizimin e takimeve B2B në mes të përfaqësuesve të Agjencisë, kompanive vendase që marrin pjesë në panair, gjithashtu me përfaqësues të kompanive udhëheqëse evropiane dhe botërore në industrinë e IT-së për prezantimin e klimes së biznesit dhe për kushte të favorshme për investime si një nga industritë me ritje dhe zhvillim më të shpejtë në vend.

Në kuadër të panairit u mbajt edhe konferenca ANGACOM për rrjet, televizion dhe internet ku morën pjesë më shumë se 180 folës dhe prezantues me qëllim për të mirëmbajtur 4 samite të ndryshme: “The International Content Summit, the International CTO Summit, the German Broadband Summit and the German Media Summit”. Samiti Ndërkombëtar CTO, Samiti I rrjetit, Samiti I Medias, dhe Samiti i Permbajtjes Nderkombëtare.

Drejtori i Agjencisë Vullnet Ademi theksoi se këtë vit Pavioni i Invest Maqedonisë së Veriut ishte një nga më të vizituarit, ku në Panairin e vitit të kaluar bëri kontakt fillestar me vizitoret kurse këtë vit patën mundësi për tu informuar dhe për të caktuar vizita në Republiken e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të finalizojnë

Next Post

Ky vit i S4MM, rekord projekte së shpejti nga reperi i njohur

Reperi nga Tetova, S4MM është duke bërë gati albumin e tij, ai është duke xhiruar spotin e tij të 7-të për brenda 4 ditëve.  S4MM prej shumë kohësh ka paralajmruar albumin e tij e duket se reperi shumë shpejt do të sjell atë për fansat e tij. Ai gjatë këtyre […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: