Ishte prekur nga COVID-19, ndahet nga jeta kreu i Shoqatës “Çamëria”! PDIU: Humbëm një patriot të madh

Arvanit Cameria

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko. Ai ndërroi jetë pas betejës me COVID-19.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër dhe vinte nga një familje patriotike nga Filati i Çamërisë.

Deklaratë e PDIU dhe Shoqatës Partiotike “Çamëria”

Lamtumirë Hektor Sejko!

Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër. Ai rridhte nga një familje patriotike dhe atdhetare e zonës së Filatit të Çamërisë. Gjyshi i tij, Mehmet Sejko, ishte njëri nga pinjollët e familjes së Sejkove të Filatit dhe themelues i Klubit “Vëllazërija”. Ndërsa babai i tij, Taho Sejko ishte vëllai i gjeneralit të njohur, ish-admiralit të flotës detare shqiptare, Teme Sejkos. Ai vdiq nga torturat çnjërëzore në hetuesi duke shënuar pikënisjen e një prej sulmet më të egra të regjimit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Hektori kreu studimet në Akademinë e Rendit Publik dhe shërbeu oficer në Gardën e Republikës, për të dalë në pension me gradën Major. Gjatë gjithë jetës tij, sidomos pas viteve 1990, ai nuk reshti asnjëherë së kërkuari të vërtetën mbi persekutimin e familjarëve të tij, të vërtetë të cilën e botoi me Shoqatën Patriotike “Çamëria” nën titullin “Kongresi Antifashist Çam”.

Familja e madhe e PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria” i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sejko dhe të gjithë komunitetit çam për këtë humbje.   Hektori do të kujtohet gjithmonë për fisnikërinë, ndershmërinë e përkushtimin për kauzën e shtrenjtë Çame.

Zoti të mëshiroftë! Lamtumirë Hektor!

Next Post

Shpëtim Idrizi / Ruajna o zot nga pushteti absolutë i të marrëve!

Ruajna o zot nga pushteti absolutë i të marrëve! Vjen një moment, ku njëri që ka humbur jo vetëm pushtetin, por edhe dinjitetin, i thotë shqiptarëve; “po ika unë, nuk do të keni më vaksina”. Sigurisht që vaksinat janë paguar nga qytetarët shqiptarë dhe sigurisht që shumë më tepër dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: