Izet Mexhiti: Vota për ne mundëson përpilimin dhe sjelljen e Ligjeve më të mira, Projekteve më të mëdha për shqiptarët, si dhe për Kryeministrin e Parë Shqiptar!

Blerand Rexhepi

Në takimin e realizuar me anëtarët e Shtabit Zgjedhor Komunal -Çair për Zonën 1, Bartësi i Listës në Nj.Z.Nr.1 Izet Mexhiti tha se këto Zgjedhje janë shumë të rëndësishme për faktorin shqiptar, sepse kësaj radhe kërkojmë votë për të realizuar edhe një amanet dhe vizion kombëtar, Kryeministrin e Parë Shqiptar. Nga përvojat tjera në rajon dhe më gjërë mundemi të bindemi se kjo është e mundshme dhe këtë mundësi nuk na e ndalon Kushtetuta e as ndonjë Ligj.

Ai gjithashtu ftoi anëtarët e Shtabit Komunal Zgjedhor që në emër të Kandidatëve për deputetë, të kërkojnë votën, sepse synimi ynë i ardhshëm si deputetë do të jetë të krijojmë Ligje më të mira, Projekte më të mëdha dhe të nevojshme, për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për vendet shqiptare si ato urbane dhe rurale.” – njoftojnë nga Shtabi komunal BDI – dega Çair.

Për më shumë ndiq linkun

Next Post

Nikolovski nga Kriva Pallanka: Lindja ishte lënë pas dore, LSDM ka një plan shumë të madh

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupco Nikolovski në inspektimin e tij të punëve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës Rankovce – Kriva Palanka, veçanërisht krenar për projektet e deritanishme në pjesën lindore të vendit dhe posaçërisht në vendlindjen e tij Kriva Palanka. Siç thotë ai vetë, deri më tani ajo pjesë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: