Ja çfarë i dhuroi Vullnet Ameti zëvendëskryeministrit të parë Grubi

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka pritur në takim ish Rektorin e Universitetit të Tetovës, aktualisht Prorektor për arsim, Vullnet Ametin.

Ahmeti me këtë rast i ka dhuruar Grubit një dhuratë shumë të çmuar, Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995-2004/2005) si retrospektivë e rrugëtimit për themelimin dhe zyrtarizmin e vatrës sonë të dijes, momente këto të përjetësuara me shumë kujdes në 15 kapituj me 295 materiale burimore.

Grubi ka përgëzuar Ametin për angazhimin e tij si kryeredaktor i kësaj vepre që tashmë do të zërë vend të posaçëm në bibliotekat tona dhe të shumë brezave pas nesh si përkujtues më i mirë i rolit të universitetit tonë të parë në vend.

Next Post

“Jam në Ukrainë, njerëzit po na hidhen nën rrota”, fjalët e fundit të ushtarit rus drejtuar të ëmës

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara lexoi ato që ai tha se ishin mesazhet e fundit me tekst të një ushtari rus, i cili i drejtohej nënës së tij duke përshkruar tmerrin e luftës. Përfaqësuesi i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya duke u lutur për ndihmë, lexoi dhe mesazhet e ushtarit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: