Ja kush propozohet për ambasadorë në Bullgari, Kanada dhe OKB

vull

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se pas dekretit të nënshkruar nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, janë përcaktuar propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB.

Agnesa Rusi Popovska për Ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë.

Agron Buxhaku për Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kanada dhe
Lubomir Fërçkovski për Ambasador i jashtzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Me këtë, numri i vendeve të plotësuara- Ambasadorë dhe Konsull të Përgjithshëm, në Përfaqësitë tona Diplomatike- Konsullore, gjatë mandatit tim është rritur në 24. Procesi i plotësimit të vendeve të lira për Ambasadorë do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka shkruar Osmani.

Next Post

ASH propozon uljen e çmimeve të derivateve të naftës

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës. “Çmimet e karburanteve sot kanë regjistruar një rritje të ndjeshme pas vendimit më të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë. Pas rritjes së çmimeve të shportës ushqyese dhe energjisë elektrike, rritja e sotme në nivele rekorde […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: