Besa ishte në zgjedhje bashkë me LSDM-në dhe partitë tjera politike, ata deputetë 4 tash nëse janë apo jo potencial të Besës, këtë askush nuk mund ta vlerësojë. Unë kam pasur një mendim edhe për transferimin e deputetëve. “Partitë që kanë qenë me ne në zgjedhje mund të ndërrojnë më lehtë anë, por partitë që kanë qenë bashkë, mendoj se nuk është moral të pranosh atë kalim nga njëra anë në tjetrën dhe për mua është e papranueshme.
Kështu ka deklaruar lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në emisionin “Analizë me Borjan” në TV21.
Sipas tij, vendimi është ende në dorë të partisë.
“Kam rezerva se Besa po i bashkohet plotësisht shumicës së re parlamentare, sepse ka lider Bilal Kasamin, a e kontrollon situatën, mendoj se po, sepse ai është një person jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe nga Besa nuk priten veprime të tilla,” tha Trajanov.
You must be logged in to post a comment.