Janë sanksionuar 33 shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, kurse 28 për vozitje më të shpejtë se e lejuara

vull

Në periudhën nga ora 23:00 më datën 21.09.2019 deri më ora 05:00 të datës 22.09.2019 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë kësaj, tek 33 shoferë është vërtetuar prezenca e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni dhe në mënyrë përkatëse janë dënuar, kurse 27 prej tyre u janë marrë patentë shoferët.

Janë konstatuar edhe 48 kundërvajtje tjera, për çka janë lëshuar 26 urdhërpagesa për kundërvajtje dhe 22 urdhërpagesa të detyrueshme.

Në periudhën nga ora 05:00 deri më 24:00 më datën 21.09.2019 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-Shkup realizoi kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes.

Gjatë këtij kontrollimi janë konstauar 28 kundërvajtje nga ana e shoferëve të automjeteve, për çka janë shqiptuar gjoba përkatëse.

Janë konstatuar edhe 23 kundërvajtje tjera, janë lëshuar 16 urdhërpagesa për kundërvajtje dhe shtatë urdhërpagesa të detyrueshme.

Në periudhën nga ora 22:00 më datën 21.09.2019 deri më ora 05:00 të datës 22.09.2019 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-Shkup me automjet special “merimangë” ka marrë 43 automjete të parkuara gabimisht.

Next Post

Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore “Arti dhe argëtimi”

Të nderuar, Evenimenti: “Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore” përfshin më se 70.000 ngjarje kulturore që po organizohen në pesëdhjetë vende-nënshkruese të Konventës Evropiane të Kulturës. Kjo nismë mbarë-evropiane ka për synim ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi trashëgiminë e përbashkët evropiane. Gjatë realizimit disa dekadash, Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore […]

Subscribe US Now