Japonia jep bursa studimi për studentët nga Maqedonia e Veriut

vull

Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë e Japonisë (MEHT) ju bën thirrje kandidatëve potencialë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të paraqiten në Programin studimor hulumtues dhe Programin studimor për diplomim.

Thirrja për aplikim është në dispozicion në ueb-faqen e Ambasadës së Japonisë në Shkup, ndërsa në publikimin në ueb-faqe e Ministrisë tonë për Arsim dhe Shkencës në dispozicion janë linqet për më shumë informacione për mënyrën e paraqitjes në programe.

MASH thekson se dokumentet duhet të dorëzohen në Ambasadën e Japonisë në Shkup, më së voni deri më 25 maj 2021. Kandidatët e zgjedhur do të kontaktohen për testim dhe intervista të cilat është paraparë të mbahen nga mesi i qershorit 2021.

Next Post

Ryan Giggs, i akuzuar për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, përballet me pesë vjet burg

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs është akuzuar për kontroll dhe sulm me forcë të ish-të dashurës së tij Katie Greville pas një grindjeje në shtëpinë e tij në Manchester më 3 nëntor. Giggs, 47 vjeç, u arrestua pas incidentit dhe sot është akuzuar për sulm fizik dhe kontroll të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: