Jemi të përkushtuar plotësisht në procesin e digjitalizimit. Ndërtimi i rrjetit nacional optik të transportit është prioritet për ne.

vull

Në seancën e fundit qeveritare kaloi Informacioni mbi aplikimin në WBIF – Western Balkans Investment Framework (Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor) për asistencë teknike për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit për ndërtimin dhe zhvillimin e rrjetit nacional optik të transportit.

 

Instrumenti Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor (WBIF – Western Balkans Investment Framework) është inciativë e përbashkët e Komisionit Europian. Me këtë iniciativë tentohet të bashkohen fondet mes Komisionit Europian, donatorëve të ndryshëm dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare, në drejtim të mbështetjes së përbashkët për financimin e projekteve më prioritare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Realizimi i këtij projekti përkthehet në internet më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.

 

Pas kalimit të kësaj pike në Qeveri, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Radiodifuzionit dhe Agjencinë për komunikime elektronike si institucione kompetente, do intensifikojnë bashkëpunimin në mënyrë që të përshpejtohet koha e realizimit të këtij projekti.

 

Next Post

Stefoska dhe Margariti e hapën Qendrën Kulturore Informative të R. së Maqedonisë së Veriut në Tiranë

“Në këtë ditë të mrekullueshme në Tiranë,hapëm Qendrën tonë të tretë Kulturore Informative në Ballkan.Përvojat nga qendrat në Stamboll dhe në Sofje,i japin kuptim idesë për vende të cilat na lidhin dhe ndërlidhin.Mbi të gjitha,Qendrat për Kulturë kanë detyrë dhe përgjegjësi të madhe – të mos lejojnë të bëhemi të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: