Sot në orën 10 ka filluar inspektimi në ish-kombinatin e duhanit “Makedonija Tabak”, ku të hënën ka shpërthyer zjarri i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga zjarri kanë mbetur të plagosur rreth pesëmbëdhjetë zjarrfikës, të cilët kanë luftuar për dhjetë orë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit.
– U janë dhënë urdhra ekspertëve të disa fushave në Departamentin për Hetime dhe Ekspertiza Mjeko-teknike në MPB që të fillojnë të konstatojnë se ku dhe si ka rënë zjarri. Janë ekspertë për analizat kimike, në fushën e zjarrit dhe të ngjashme, si dhe përfaqësues të ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe Ministrisë së Brendshme, njoftuan sot nga Prokuroria.
You must be logged in to post a comment.