Ka ndërruar jetë Qenan Ahmeti, anëtar i grupit të valltarëve të AKV “Bajram Shabani” nga Kumanova

vull
Në Bursa të Turqisë mënjgjesin e sotëm ka ndërruar jetë aktivisti i palodhur në sferën e kulturës dhe sportit.
Qenan Ahmeti dekada të tëra ishte anëtar i grupit të valltarëve të AKV “Bajram Shabani” nga Kumanova, duke prezantuar në skena te ndryshme ne vend dhe jashtë vendit folkorin e pasur shqiptarë të Kumanovës dhe më gjerë. Deri në vdekje i ndjeri Qenan Ahmeti ishte anëtar i AKV “Bajram Shabani” në grupin e veteranëve por edhe si koregraf i anëtarë e më të rinjë.
Qenan Ahmeti gjurmë të pashlyera la edhe në fushën e futbollit. Si i ri mbrojti ngjyrat e klubeve të shumta të futbollit nê Kumanovë e më pas edhe si trajner i grupmoshave të reja na KF “Millano” dhe KF “Bashkimi”.
Televizioni Festa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tijë.
Next Post

Ambasadorja e SHBA-ve, Byrnes: Sela dhe Gashi të jenë pjesë e zgjidhjes së sfidave rgjente me të cilat përballet vendi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Katie Marie Byrnes ka takuar virtualisht sot liderët e opozitës, Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët dhe Afrim Gashin e Alternativës. “Ambasadorja Byrnes ka folur sot me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: