Kadri Veseli fton shqiptarët të votojnë partitë shqiptare

Blerand Rexhepi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar shqiptarët të votojnë për shqiptarët, sepse, ata duhet të kenë besim te forca e votës dhe proceset demokratike.

Z. Veseli ka cekur se “duke votuar listat shqiptare, ata forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre legjitime”.

Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb:

“Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë që të dalin në votim dhe të votojnë partitë shqiptare. Shqiptarët duhet të kenë besim tek forca e votës si dhe tek proceset demokratike, si rruga e vetme e duhur për të realizuar të drejtat dhe interesat kombëtare. Po ashtu, duke votuar listat shqiptare, ata forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre legjitime.

Bashkëkombësit tanë në Mal të Zi, janë faktor i vyer konstruktiv, gjë që e kanë dëshmuar me përkrahjen e referendumit të pavarësisë, e hyrjes në NATO dhe të gjitha proceseve e reformave demokratizuese të këtij shteti mik. Forcimi i zëri të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi, është në dobi edhe të vetë këtij shteti fqinj, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë e mbajnë të palëkundur orientimin euro-atlantik dhe mbështesin pa kursim forcimin e liberal demokracisë dhe bashkëjetesës në diversitet.”

Next Post

Një biografi e shkëlqyer, njihuni me frontmenin e BDI-së në Qeveri

Në kabinetin e ri qeveritar BDI do të përfaqësohet me gjashtë kuadro të veta. Artan Grubi do të jetë frontmeni i BDI në qeveri duke mbajtur postin e Zv.Kryeministërit të  parë dhe Ministrit të Sistemit Politik. Resor me rëndësi është ajo e financave që do të drejtohet nga Fatmir Besimi. Ministria […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: