Kallëzim penal kundër tre dilerëve të drogës nga Tetova, përcaktohet masa e paraburgimit

vull

Më datën 20.03.2022 Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër S.S. (29), N.S. (31) dhe M.A. (37), të gjithë nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale ”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 paragrafi 3 të Kodit Penal, gjatë së cilës janë sekuestruar 25 paketime polietilenike me kokainë, si dhe një paketim me marihuanë, kurse të tre personat janë privuar nga liria.

Në periudhën nga muaji dhjetor i vitit 2021 deri në muajin mars të vitit 2022, të tre personat me qëllim që në mënyrë kundërligjore të përfitojnë dobi materiale, janë furnizuar me kokainë me prejardhje nga Amerika e Jugut, të cilën më vonë në objekt gastronomik në Tetovë, i menaxhuar nga ana e të denoncuarit të dytë N.S. e kanë ripaketuar në sasi më të vogla, në varësi të porosisë dhe e kanë stërshitur. Më datën 19.03.2022 në bazë të urdhërit gjyqësor nga Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Tetovë, nga ana e Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz- Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë në koordinim me Njësinë për Tregti të palejuar me Drogë pranë SPB Tetovë, është kryer bastisje në objektin gastronomik në rr. ”Vidoe Smilevski Bato”, i menaxhuar nga N.S., ku kohë pas kohe kanë qëndruar edhe S.S. dhe M.A., në objekt ndihmës të adaptuar për ruajtjen e qenve, në afërsi të objektit gastronomik, bastisje personale ndaj personave, si dhe bastisje në një automjet dhe në dy motoçikleta, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar 25 paketime polietilenike me kokainë, një paketim me marihuanë, telefona celular dhe të holla. Personat janë arrestuar në stacion policor dhe nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake atyre u është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Next Post

Shaqiri: Me sukses përfundoi dialogu „Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm“, nga i cili pres që numri i kompanive dhe nxënësve të rritet në arsimin dual

Dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, që i përfshiu të gjitha rajonet, ka për qëllim të avancojë arsimin e mesëm profesional, të përfocojë arsimin dual, të prodhojë profile profesionale sipas nevojave të tregut të punës dhe të rrisë punësueshmërinëe të rinjve”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencë Jeton […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: