Kandidati i ASH-së për Komunën e Strugës, Idri Istrefi: Çdo njeriu, prej atyre që kam pasur vetëm një përshëndetje e sot ndalojnë e më thonë se janë me mua në këtë rrugëtim

vull

Fjalim i kandidatit të ASH-së, Idri Istrefi:

Faleminderit!

Prej ditës që kam shpallur kandidaturën për të qënë kryetar i Komunës së Strugës jeta ime ka ndryshuar vetëm në një aspekt. I mësuar si aktivist prej shumë vitesh, puna në terren është kthyer prej kohësh në mënyrë jetese për mua, ndaj takimet me njerëzit nuk janë asgjë e re, por…ndryshimi dhe befasia më e madhe është reagimi i tyre i cili ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mia! Entuziasmi dhe energjia të cilën po ndesh tek ta është e jashtëzakonshme! Dëshira për të ndërtuar një realitet të ri, gatishmëria e kaq shumë personave nga qyteti e deri në fshatin më të largët, është aq e madhe sa mund ta përkufizoj si Fenomenale!

Gjithë jetën time kam punuar pas kuintave, i jam larguar vendeve të para se kam qënë i zënë duke punuar në terren, aty ku gjithnjë ka pasur nevojë. Tani që kandidoj, që mora hapin të dalë ballazi në këtë sfidë të jetës, nuk e kisha menduar kurrë që do të kisha këtë mbështetje që po shoh! Ndaj Faleminderit të gjithëve që po ma bëjnë këtë kandidaturë më të fortë e gjithëpërfshirëse! Çdo njeriu, prej atyre që kam pasur vetëm një përshëndetje e sot ndalojnë e më thonë se janë me mua në këtë rrugëtim, e deri tek ata që janë futur punës e kanë bashkuar forcat e tyre me mua, ju jam Mirënjohës!

Jam i sigurtë që kjo është e shumëpritura Lëvizja Strugane!

Çdo personi nga mijërat që kam takuar këto ditë, ju them: FALEMINDERIT!

Sinqerisht
Idri Istrefi

Next Post

Sejdiu: Në komunën e Zhelinës u bë përurimi i zyrës së re të Njësisë Rajonale të MBPEU-së

Sot, në ambientet e komunës së Zhelinës mirëprita Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave z. Arjanit Hoxha së bashku me kryetarin e partisë prof. Bilall Kasami si dhe deputetin Kastriot Rexhepi, ku bashkërisht përuruam zyrën e rre të Njësisë Rajonale të MBPEU- së në komunën tonë. “Ndjehem i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: