Kandidati i BDI-së, për komunën e Zhelinës, Dr.Fatmir Izairi shpalos dokumentacion se në vitin 2017 e dorëzoi mandatin me 9 projekte kapitale në realizim e sipër

vull

Në zgjedhjet komunale që do të mbahet me 17 tetor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidat e çdo partie janë duke mbajtur takime me strukturat partiake dhe me anëtarët e tyre.

Kandidati për komunën e Zhelinës, dr. Fatmir Izairi i cili njëherit ka qenë në këtë postë dy herë ka shpalosur dokumentacione me të cilat sipas tij ai dhe stafi i tij kanë punuar që asnjë vendbanim që i takon komunës së Zhelinës, të mos ngelet anash nga projektet kapitale.

Letra integrale në vazhdim:

 

Të nderuar qytetarë,

Ju nevojitet të ndani vetëm 5 minuta të bëni krahasimin dhe të vendosni të votoni kandidatin dhe listën tonë në zgjedhjet lokale.

Në vitin 2017 Dr.Fatmir Izairi e dorëzoi mandatin me 9 projekte kapitale në realizim e sipër apo për të cilët mjetet ishin të siguruara në një vlerë mbi 2.2 milion euro edhe atë nga Banka botërore, Banka evropiane për investime, Byroja për zhvillim të barabartë rajonal, IPA fondet,  kofinancim i kompanive në zonën industriale dhe buxheti komunal.

Tani mendoni çka është realizuar pas vitit 2017 dhe nuk është në listën e projekteve tona.

Këtë pohim e dëshmojmë me fotot e dokumenteve më poshtë të cilat kanë edhe datën e shënuar.

Lista e projekteve kapitale (pa projektet më të vogla) në vazhdim:

  1. Rekonstruimi i rrugës lokale në Grupçin, me vlerë prej 10.985.566 denarë
  2. Rekonstruimi i rrugës lokale në Novo Sellë, me vlerë prej 9.705.991 denarë
  3. Ndërtimi i rrugës lokale në Zhelinë, me vlerë prej 9.011.313 denarë
  4. Rekonstruimi I objektit shkollor në Pallaticë, SH.F. “Fan Noli” – Trebosh, me vlerë prej 8.988.551 denarë
  5. Rekonstruimi I objektit shkollor në Grupçin, SH.F. “Pashko Vasa” – Grupçin, me vlerë prej 3.123.393 denarë
  6. Rekonstruimi I objektit shkollor në Llërcë, SH.F. “Rametulla Ameti” – Çiflik, me vlerë prej 2.238.327, apo me vlerë totale prej 42.053.141 denarë
  7. Investime në sistemin e ujëjsllësit regjional për 13 vendbanime, gjegjësisht Rezervoari, gypi shtytës dhe gypi furnizues në vlerë prej rreth 900 mijë euro (Ankandi i hapur në Ministrinë e transportit).
  8. Rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit në Zonën Industriale deri te varezat e dëshmorëve të Dëbërcës i cili ishte në realizim e sipër, me vlerë prej rreth 300 mijë euro.
  9. Planet urbanistike për 10 vendbanime me vlerë rreth 380 mijë euro.

Next Post

Ambasadorja Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë. Duke e cilësuar si historik mandatin e tretë diplomatja amerikane thekson se SHBA pret të punojë intensivisht ke kabinetin e ri, ndërsa vë theksin te forcimi i demokracisë. “Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: