Kanë filluar regjistrimet në konviktin shtetëror të nxënësve në Gostivar

Kohanews Admin

Kanë filluar regjistrimet në konviktin shtetëror të nxënësve në Gostivar. Në këtë konvikt, i cili siguron akomodimin dhe ushqimin falas, të drejtë regjistrimi kanë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentë, të cilët kanë largësi prej 25 kilometra, nga vendbanimi deri te shkolla e tyre dhe nxënës nga qytete tjera e që vijojnë mësimin në shkollat publike të Gostivarit. Drejtoresha Lindihana Sallai – Sulejmani, tha se me renovimin e tërësishëm të këtij institucioni, janë shtuar edhe kapacitetet e akomodimit, me këtë edhe vendet për nxënësit duke mundësuar që sivjet të ketë vende për 250 nxënës.

Aplikimi për regjistrim mund të bëhet online ose drejtpërdrejtë në hapsirat e konviktit, dhe i njejti do të zgjasë deri në shtator. Ndëkohë, vetëm dy ditët e para, komisioni ka pranuar dokumentacionin për 97 nxënës, numër i lartë në krahasim me vitet e kaluara.

Përpos akomodimit, nxënësit në këtë konvikt zhvillojnë edhe mësim me edukatorët e angazhuar, të cilët janë në gatishmëri ti ndihmojnë çdo nxënësi i cili për shkaqe të ndryshme mund të ketë ngecje në mësime.

Për nxënësit kujdeset stafi profesional prej 18 punonjësh të këtij konvikti, i cili së shpejti do të ketë edhe emër të ri, nga “Branko Stanoevik” ai do të emërohet “Gostivari”. Procedura e ndërrimit të emrit duhet të kalon në Këshillin komunal të Gostivarit.

Next Post

Zekoli: Zoran Zaev i humbi votat shqiptare

Në vitin 2016, nuk pati revolucion të qytetarëve të Maqedonisë, por një evolucion shoqëror (r) të shqiptarëve në Maqedoni. Faktet, të pakëndshme për LSDM-në dhe BDI-në, janë mjaft të qarta. Në vitin 2016, gruevizmi (i cili fitoi) nuk u rrëzua, por dueti Ahmeti-Thaçi. Përfituesit kryesorë dhe përfituesit e këtij (r)evolucioni, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: