Kasami dhe Hoxha pritën në takim ambasadorin e Francës në Shkup

vull

Me sekretarin gjeneral të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha pritëm në takim miqësor ambasadorin e Francës në Shkup, z. Cyril Bomgartner. Në këtë takim u bisedua për zgjedhjet lokale që përfunduan me 31 tetor me mbajtjen e raundit të dytë. Si parti politike, shprehëm shqetësimet tona për të mos u shkelur verdikti i dhënë i popullit me 17 tetor dhe 31 tetor.Me z.Bomgartner biseduam edhe për situatën politike të krijuar ditëve të fundit. Edhe një herë përsëritëm qëndrimin tonë se vendi asesi nuk duhet ta ndryshojë diskursin politik përballë proceseve integruese dhe njëkohësisht të punohet vazhdimisht për të mirën e vendit. Ambasadori i Francës përshëndeti qëndrimin e Lëvizjes BESA duke theksuar se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është BE-ja.Takime të tilla miqësore palët u dakorduan të realizojnë edhe në të ardhmen.

Next Post

Zaev: Nuk do të lejojmë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta shkatërrojnë shtetin

Kryeministri Zoran Zaev, ka shkruar një shkrim në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, “Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin gati ta çonin vendin tatëpjetë dhe njerëzit të vuanin. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: