Kasami: Kemi siguruar kompani serioze për pastrimin e mbeturinave, Tetovën do ta bëjmë të pastër me ka krejt

vull

Sot programën “ME KA KREJT PËR KOMUNËN TONË” , kreu i Lëvizjes Besa dhe
kandidati i saj për Komunën e Tetovës, Bilall Kasamai e ka shpaluar para banorëve të
lagjes Teteks 1.

Kasami edhe një herë nga kjo lagje e Tetovës ka premtuar se asnjë i punësuar në
administratën komunale nuk do të largohet nga puna, por ata duhet të bëjnë durim deri
më 17 tetor.

“Të gjithë të punësuarit qoftë në administratë, qoftë në ndërmarrjet publike, në shkolla
gjatë menaxhimit tim me komunën nuk do të jenë të detyruar të përpilojnë lista, se si të
më sigurojnë vota për mandatin e ardhshëm. E kam thënë më herët dhe e përsëris edhe
këtu: Nuk do të dal që të kërkoj vota duke i kërcënuar administratorët, duke i
shantazhuar të punësuarit profesorë, arsimtar dhe personel teknik ju jeni shpresa jonë,
qëndroni deri më 17 tetor se pastaj do ta kenë më lehtë, ju do t’i kryeni detyrimet tuaja
më lehtë me Lëvizjen Besa në krye të Komunës”, ka thënë Kasami.

Kasami poashtu ka thënë se premtimet e Lëvizjes Besa nuk do të ngelen vetëm
premtime, por të gjitha ato gjëra që janë thënë dhe premtuar deri më tani kanë edhe
projekte adekuate, të studiuara dhe të analizuara të cilat gjatë mandatit të Lëvizjes Besa
do të realizohen deri në pikën e fundit.

Ai ka shtuar se të gjitha gropat që duken si “mini liqene” do të sanohen dhe do të rregullohen ashtu siç duhet dhe siç janë në çdo qytet evropian dhe gjithashtu do të
intervenohet edhe në rrjetin e kanalizimit, në rregullimin e problemit me mbeturinat.
“Këtu nga Teteks 1 do të prezantojmë ofertën tonë që të kemi kanalizime, përmes të këtij
premtimi nuk do të lejojmë që të kemi rrugë të cilat në këto kohë me shi ngjajnë me
“mini liqene” të cilat janë të pakalueshme për këmbësorët, për veturat, pra njëherë e
përgjithmonë Tetova do të ketë kanalizime të ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza me
të cilat Tetova do t’i ngjajë një qyteti modern, një qyteti evropian. Kemi punuar në detaje
edhe në çështjen e mbeturinave, të cilat janë një pikë e dhimbshme e jona, e
dështimeve të administratave të kaluara një pas një. Në bashkëpunim me miqtë tani të
cilët kanë përvojë në këtë sferë, pra ne menjëherë me marrjen e pushtetit Tetovën do ta
bëjnë një qytet të pastër, një qytet i cili do të jetë një ndër qytetet më të bukura në
Maqedoninë e Veriut” ka thënë Kasami.

Poashtu ai ka thënë se Lëvizja Besa ka gati edhe planin e detajuar urbanistik të cilin e
kanë përpiluar profesionist të vërtetë që janë të dëshmuar në këtë sferë, duke
përfunduar se vota për Lëvizjen Besa është votë për fitoren e të gjithëve, edhe për
oponentët politik të Lëvizjes Besa.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe
të forta, për të menaxhuar me komunën e Tetovës, si një shpresë e vetme dhe konkrete
për ju bashkëqytetarë, me besimin e madh për t’u bërë shumë shpejt një realitet i
prekshëm dhe që duhet të vijë. Duke synuar të gërshetojmë përvojën, energjinë dhe
gjakun e ri, jemi kujdesur që përfaqësimi i të rinjëve dhe gjinisë femërore të jetë i
kënaqshëm. Të rinjtë janë pasuria më e madhe e jona. Jemi me fat që i kemi, prandaj e
kemi detyrim t’i mbështesim ata si garancë e së ardhmes sonë.

Next Post

Nazim Taipi gjen përkrahje të madhe në Nerasht

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, z.Nazim Taipi, pati takim me banorët e Nerashtit, ku u prit nga një numër i madh i pjesëmarrësve. Në takim ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Nazim Taipi shpalosi programin e tij përpara banorëve të Nerashtit. Nazim Taipi: Në […]

Subscribe US Now