Kasami: Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Bashkisë së Shkodrës!
1 min read
Kumtesë e plotë e Komunës së Tetovës:
Duke synuar nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën social- ekonomike, turizmit, mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe sportit, sot, në sallën e Këshillit Komunal së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, mikun tim Bardh Spahia nënshkruajtëm Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Bashkisë së Shkodrës. 


Duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të territorit, përmes zhvillimit të aktiviteteve social ekonomike, turizmit, kulturës dhe sportit si dhe duke marr në konsideratë historinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndër viteve ndërmjet Tetovës dhe Shkodrës në fusha të ndryshme të veprimtarive ekonomike, jetës artistike kulturore, turizmit dhe sportit, ne synojmë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve me interes të përbashkët në fushat e lartëpërmendura.

Pas kësaj, bashkë me mikun tim vizituam konakun e “Familjes Palloshi” si dhe “Urën e Kazazëve” duke u njohur për nga afër me historinë e Tetovës.

ps. Sonte bashkë me Bardhin do të jemi në sheshin “Iliria” për të ndjekur nga afër koncertin “Festojmë në Vendlindje” dedikuar “NATËS SHKODRANE” me mysafir special Mirush Kabashin!
You must be logged in to post a comment.