Kasami nga Zhelina: Ne nuk gjuajmë me armë, por “plasim” para qytetarëve projektet dhe sukseset tona

vull

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Zhelina ka thënë se Lëvizja Besa nuk është në pushtet për t’i frikësuar oponentët politik.Advertisements“Nuk jemi në pushtet për t’i frikësuar oponentët tanë politik. Unë këtu po edhe ju, sot jeni me këmisha sepse ne nuk gjuajmë me armë, jemi të sigurte, por i tregojmë se si Blerim Sejdiu i ka mbajtur e i ka realizuar premtimet. Kemi kandidatët më të përgatitur se të gjithë partitë tjera. Me punët e Blerimit lavdërohet dhe fotografohet edhe Teuta Arifi”, tha KasamiAi u shpreh i bindur se me mbështetjen e qytetarëve dhe besimin e tyre, Sejdiu e fiton edhe një mandat.“Jemi këtu që të kërkojmë përkrahje për Blerimin dhe për Tetovën. Pyesni, si mundet të fitoj Tetova nga Blerimi. Ju them, ashtu siç fitoi kur me projektet e Blerimit u zgjodhën disa probleme në Tetovë”, deklaroi Kasami që shtoi se koha është që t’i largojmë mbeturinat politike po edhe mbeturinat tjera që i la BDI-ja.

Next Post

UT vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me profesorët amerikanë

Në kuadër të programit Fulbright më datë 12.10.2021, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, profesori amerikan prof. dr. Jim Lofton, mbajti një ligjëratë me temë “Sundimi i ligjit”. Kjo ligjëratë u ndoq nga  studentët e vitit të parë të programit studimor studime të drejtësisë, në kuadër të lëndës: Klinika […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: