Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami vizitën e tij të parë e zhvillova tek Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë. U interesova nga afër për problemet e ndërmarrjes. Me u.d. Lulzim Shaqiri, diskutuam rreth problemeve në të cilat gjendet ndërmarrja, mënyrën sesi të dalim nga kjo situatë për të ju siguruar qytetarëve një qytet të pastër pa mbeturina dhe me ujë të pijshëm.
“Udhëheqësi e re e NPK-së do ju ofroj shërbime cilësore qytetarëve duke qenë në shërbim të tyre. Poashtu kemi përgatitur aksion një ditor, me 27 nëntor, unë së bashku me administratën e komunës, shkollat, ju bëj ftesë edhe bizneseve private, shoqatave ekologjike, sektorit civil dhe çdo qytetari të Tetovës që të na bashkëngjiten në aksionin për pastrimin e qytetit,” potencoi Kasami