Kasami, Kryetari i Komunës së Tetovës, mirëpriti në takim kryetarin e komunës së Vitisë të Republikës së Kosovës z.Sokol Haliti. Gjatë takimit, theksuam nevojën e thellimit të bashkëpunimit në më shumë fusha, sidomos në ato që janë deficitare në komunat tona dhe mundësinë për të aplikuar me projekte të përbashkëta në fondet e Bashkimit Evropian me theks të veçantë për bashkëpunim ndërkufitar “cross border”.
Ky takim ishte shumë miqësor dhe takime të tilla duhet të jenë më të shpeshta dhe të kemi nisma të përbashkëta përmes të cilave do të ndikohet në tërheqjen e investitorëve qoftë vendor apo rajonal. Nisma jonë e bashkëpunimit në të ardhmen duhet të orientohet edhe në përgatitjen e planeve zhvillimore të përbashkëta me qëllim zhvillimin e komunave tona. Bashkë me të parin e Vitisë, ecëm në rrugët e qytetit tonë për t’i treguar se çfarë posedon Tetova, me kapacitetet ekonomike dhe kulturore si dhe me mikpritjen tetovare.
Bashkë, për të mirën e qytetarëve tanë!
You must be logged in to post a comment.