Kasami: Së shpejti do të nis pastrimi kanali ujitës në fshatin Xhepçisht

vull

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha vizituam kanalin ujitës në fshatin Xhepçisht.

“Si deputet i zonës është obligim i yni që të kujdesemi për bujqit e këtij rajoni. Ky kanal i ujitjes është “zemra e Pollogut”, banorët e kësaj ane janë më aktivët në punimin e tokës. Fatkeqësisht, ky kanal me vite nuk ka qenë në funksion, sepse shumë here u është premtuar banorëve por nuk është realizuar,” u shprehë Kasami.

Siç bëri të ditur Kasami se më në fund vjen një lajm i mirë pas këtij takimi pasi projekti për pastrimin e kanalit është gati.

“Janë ndarë edhe mjetet dhe në seancën e parë të radhës të qeverisë do të bëhet edhe rialukimi i mjeteve dhe ky kanal të pastrohet dhe të jetë në funksion.  Sa të kryhen procedurat administrative do të fillohet menjëherë me punë në realizimin e projektit por jo vetëm, për Pollogun kemi paraparë edhe shumë projekte tjera që janë në dobi të të gjithë qytetarëve,” përfundoi Kasami.

Next Post

Kryetari i ASH-së, Sela: Pusho në paqe e në parajsë mësues, pusho Fuat Dika

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot i ka shprehur ngushëllime familjarëve të mësuesit që ndroi jetë dje: Fuat Dika, mësuesi i parë i shkollës fillore “Aki Dika”- Livadhi Përballje me sfida dhe teket e përditshmërise, copëza kujtimesh të bukura, dhe një ditë shuhet gjithcka. Të këto copëza kujtimesh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: