Kasami: Së shpejti rroga më të mëdha dhe unfirmo më të reja për të punësuarit e NPK-së

vull

Kumtesë nga Komuna e Tetovës, Kryetari i saj, Bilall Kasami : 

Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme.
Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim.
Përpara tyre u zotova për përkushtim më të madh ndaj tyre. Rroba të reja dhe ngritje të pagave do të jenë pikënisja e një transformimi për NPK-në. Gjithashtu, i njoftova se shumë shpejtë në Tetovë do të arrijnë kamionë të rrinj së bashku me kontenjerë që do të shërbejnë drejtëpërdrejt në lehtësimin e punës së tyre dhe pastërtin e qytetit tonë. Dislokimi i tyre mbetet një përgjegjësi e madhe e jona, me të vetmin qëllim krijimin e një vendi sa më të përshtatshëm dhe adekuat për punëtorët e Higjienës Komunale.
2022-shi do të jetë vit i punës.
Për qytetin tonë!

Next Post

DiCaprio flet me shefin e NASA-s: "Ai më tha se çfarë do të ndodhte me botën"

Aktori Leonardo DiCaprio (47) foli për problemin e ndryshimeve klimatike në promovimin e filmit të Netflix “Mos shiko lart” dhe tha se nuk është optimist për zhvillimin e këtij problemi. “Mbaj mend që punova në dokumentarin “Para përmbytjes”, gjatë të cilit vizitova kreun e NASA-s, i cili më shpjegoi në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: